Çaste poetike me poeten;-Abdullah BLAKÇORI

LAMTUMIRË DETI IM

——————————

Valët e tua si duar ledhatare

Më përqafonin qetë-qetë

Kur e shijoja freskinë tënde

Sa herë zhytesha në ty o det

Ti ishe malli im i vjetër

Në kohën kur veç ëndërr të kisha

Por kur lindi agimi dhe në qiellin tonë

Këngë e parë jotja unë isha

Ti je Atdhe në vete o det

Në gjirin tënd unë isha i lirë

Sërish do të kthehem tek ti

Se qava kur të thashë lamtumirë

Zërin e valëve të tua magjike

Unë do ta dëgjoj përsëri

Se ti e ndrit si njẽ diell

Tërë trupin e nënës SHQIPËRI…

/QendraPress/