Nga nesër deri  4 shtator në Prizren mbahet ‘’Epopeja e Vrrinit’’.

     Do të përkutohen datat 1, 2, 3 dhe 4  e vitit 1998, atëherë kur  ishte  lufta  për vdekje a liri.Atëbotë  kur çlirimtarët ishin bërë  bashkë  që Ksovën ta bëjnë të lirë. Andaj në shenjë të këtij nderimi në këtë vit me  datën 1. 2 .3 dhe katër shtator organizohen një  varg  eventësh përkujtimore

Shoqatat e dala nga lufta  gjegjësisht OVL Dega në Prizren, fton  familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në nderim dhe përkujtim të Epopesë së Vrrinit, betejës së lavdishme të zhvilluar më 1, 2, 3 dhe 4 shtator 1998 në rajonin e Vrrinit të Prizrenit, OVL e UÇK-së – Prizren, në koordinim me Komunën e Prizrenit, organizon një varg aktivitetesh përkujtimore në nderim të dëshmorëve të kombit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

E MARTË, 1 SHTATOR 2026

Në  ora 10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

Në 10:30 – Homazhe te shtatorja e Heroit Selajdin Berisha, pranë Spitalit të Prizrenit.

 Në 11:00 – Homazhe te shtatorja e Heroit Xhevat Berisha, në Shatërvan.

 Në 11:30 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Kushnin.

Në 12:00 – Homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Lez, si dhe pranë lapidarit.

Në 12:30 – Turneu tradicional i Pehlivanëve, në fshatin Lez.

E MËRKURË, 2 SHTATOR 2026

10:00 – Homazhe pranë shtatores së Heroit Agim Shala, pranë Komunës së Prizrenit.

10:30 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Hoçë e Qytetit.

11:00 – Homazhe pranë lapidarit në Jeshkovë, si dhe pranë Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Jeshkovë.

11:45 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Malisë e Vrrinit.

12:00 – Homazhe te Kalaja e UÇK-së, në fshatin Leskovec.

Epopeja e Vrrinit mbetet dëshmi e sakrificës, qëndresës dhe heroizmit të bijve dhe bijave të Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Nderim dhe respekt për të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës!

OVL e UÇK-së – Prizren Krytar Isa Berisha/QendraPress/