11 të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë, konfirmohen 1,682 raste të reja

0

                                  Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 11 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 ndërkohë që janë shënuar 1,682 raste pozitive.Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve janë shëruar 263 persona, derisa numri i testimeve të kryera është 10,710.Ndërkohë, numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur në 19,695.

Njoftimi i MSH-së:

#Bashkëiadalim 22 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës.Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.Në total numri i rasteve aktive është 19.695.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *