Sot temperatura të larta, nga nesër nis shiu

0

                   Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së do të mbajë mot i ndryshueshëm.Pos ditës së hënë ku parashihen temperatura të larta, ditët tjera do të karakterizohen me mot jostabil i përcjellur me alternime vranësira të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe herë–herë edhe me shkarkime rrufesh.Në fushat termike do të kemi rënie në të dy vlerat ekstreme për 4-6 gradë Celsius.Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja m e shpejtësi 1-8m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *