Tërmkolli pas deklaratave të Bislimit: Qeveri më të kotë, më amorfe dhe më të paaftë, Kosova nuk ka pasur ndonjëherë
Tërmkolli pas deklaratave të Bislimit: Qeveri më të kotë, më amorfe dhe më të paaftë, Kosova nuk ka pasur ndonjëherë
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka deklaruar dje se Kosova dhe Serbia po bisedojnë në Bruksel në lidhje me marrëveshjen ku zotohen të mos e sulmojnë njëra-tjetrën.Kjo deklaratë e Bislimit ka ngjallur reagim të madh nga partitë opozitare.Zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se Kosova, “qeveri më të kotë nuk ka pasë asnjëherë”.Tërmkolli tutje thotë se kështu siç po shkojnë në bisedime është shumë më dëmshëm se sa ishte nga 2011.
Reagimi i plotë:
Në cilin shekull është Besnik Bislimi, Kryenegociatori i Kosovës me Serbinë?!. Po bisedon me Serbinë për “mossulmim”!. Përveç si koncept “arkivash”, kjo po i bjen edhe që Besniku me kërku “besë” nga Serbia!Qeveri më të kotë, Kosova nuk ka pasë asnjëherë. Ka pasë edhe më të “keqe”, por kaq amorfe, kaq të padijshme, kaq të paaftë, jo!Kështu siç po shkojnë në bisedime, është shumë më dëmshëm se që ishte nga 2011-ta.Përsëri me tema të veçanta, nga fillimi, pa kund një fund. Në vend se sot të kishin një projekt për marrëveshje finale, për zgjidhje finale të problemeve me Serbinë. Poshtë e më poshtë po bie ky vend!