Një 55-vjeçar nga Drenasi vdes pasi dyshohet se thithi tymin e ngrohëses elektrike.

0

                               Një 55-vjeçar në fshatin Zabel i Ulët i komunës së Drenasit ka vdekur pasditen e sotme. Dyshimet e para janë se ai ka thithur tymin e shkaktuar nga një ngrohëse elektrike.Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore.“Rreth orës 14:00 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë, të ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55-vjeçar. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një ngrohëse elektrike”, tha Borovci. Borovci, tutje bëri të ditur se policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *