Të enjten Kuvendi mban seancë, do të diskutohet për dialogun me Serbinë

0

                           Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 24 shkurt nga ora 10:00. Mes pikave të shumta të rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për dialogun me Serbinë, pas kërkesës së grupit parlamentar të AAK-së. Këtë bëri të ditur, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kritikoi qeverinë për mos transparencë në raport me dialogun me Serbinë. Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qeveria duhet të qartësojë raportin në dialog, pasi i njëjti duhet të kalojë në një fazë tjetër. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *