Me nderime të larta sot , varroset në Randobravë veterani i UÇK-së Nezir Hazir Hasani
Policia njofton se jë burrë ka vdekur dje, , pasi u rrokullis me traktor derisa ishte duke e punuar tokën në fshatin Randobravë të Prizrenit, rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima është 54-vjeçar. “Kur Policia e ka marrë informatën ka qenë rreth orës 14:45. Viktima ka qenë duke e punuar arën me traktor dhe aksidentalisht është rrokullis traktori dhe e ka zënë viktimën përfundi. Nga të afërmit e tij është dërguar në emergjencë pastaj emergjenca e ka konstatu vdekjen e viktimës. Viktima është me inicialet N.H i vitit të lindjes 1968”, tha Bytyqi. Derisa na kemi kontaktuar kryetarin e fshatit Randobraveë,Hazer Shala i cili përmes tlefonit për me këtë rast tha’’ Me pikëllim të madh mbrëmë mësuan lajmin se duke punuar e duke dashur për të mbijetuar në këtë kohë të rëndë nëpër të cilin Me nderime të larta sot , varroset në Randobravë veterani i UÇK-së Nezir Hazir Hasani po kalon Kova dhe mbijetesa jonë tragjikisht ka vdekur Nezir Hazir Hasani. Veterani i UÇK-së që kur e kërkoi zëri dhe nevoja e atdheut ishte ushtar i rregullt i Kompanisë IV të brigadës “ 124 Gani Paçarizi” – ZOP! Vdekja e tij neve na pikëlloi të gjithëve pa mas, sepse ai ishte një shembull i një Veterani të luftës për liri . Inserte Varrimi i tij me nderime të larta u bë në Randobravë të Prizrenit e ku ishin përfaqësues të Ushtrisë së Kosovës, pjetarë të shoqatave të dala nga lufta , shumë bashkëluftëtarë e shok të luftës e banorë të Randobravës./www.qendrapress.com/