Ndërroi jetë prof .Shukri Vezaj, kryetari i parë dhe themeluesi i LDK-së dega në Zhur

Mbrëmë pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë kryetari i parë dhe themeluesi i LDK-së dega Zhur, Prof Shukri Vezaj, i cili pos që ishte themeluesi dhe kryetar i parë i degës së LDK-së në Zhur, ai ishte edhe themelues e kontribuues i shumë organzimeve atdhetare që ka pasur në fshatin më të madh të Kosovës në Zhur, Ai ka qene edhe në Këshillin e Financimit për të ndihmuar shkollën shqipe, pastaj ishte kuvendarë i Kuvendit Komunal të Prizrenit duke dhënë kontribut të çmuar, Njëherit ishte profesor për disa dekada duke qene i përkushtuar në frymën atdhetare. Në shenjë respekti familje e profesor Vezajt e kan vizituar qindra veprimtar e qindra ish nxënës dhe bashkëveprimtarë politik. Me rastin e vdekjes së prof.Shukri Vezaj,me rastn e vdekjes së këtij veprimatri e ish kryetari të këtij fshati ,sot më datë 10.tetor.2022.ora 14.00. është organizuar mbledhje komemorative në sallën e sporteve në shkollen “Deshmorët e Zhurit” në Zhur ku me piete është përkujtuar figura e ndritur e atdhetare e profesor Shukri Vezajt./www.qendrapress.com/