Drejtoria për Mirëqenie Sociale do të filloj me shpërndarjen me dru për ngrohje për Invalidët e Luftës

Invalidët e Luftës

Të Nderuar Invalidë të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Prizren

Drejtoria për Mirëqenie Sociale do të filloj me shpërndarjen me dru për ngrohje.

Invalidët e Luftës për arsye që mos të ketë tollovi mundë ti tërheqin vërtetimet nga data 19/12/2022 dita e hënë.

Vërtetimi merret në zyrat e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Rrugën “William Walker” p.n. në Prizren.

Komuna na ka njoftuar se personat që vijnë t’i marrin vërtetimat duhet t’i kenë me vete këto dokumente: Kartelën e Invalidëve dhe Kartë identitetin se kush është duke e tërhequr vërtetimin.

Me Respekt

Burim Shala

Kryetar i SHIL të UÇK-së dega Prizren