E njëjta si në Durrës, shfaqen dritat misterioze në qiell pak para tërmetit shkatërrues në Turqi
Ka shkuar në 237 numri i personave të vdekur pas tërmetiyt të frikshëm që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm. 639 të tjerë kanë mbetur të plagosur, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. Numri zyrtar i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është më shumë se 300, me afro 2000 të plagosur.Lëkundja e fortë u ndje rreth orës 04:17 ndërsa pas tërmetit shkatërrues janë ndjerë 18 pasgoditje me magnitudë mbi 4 Rihter.Nga kamerat e sigurisë shihet edhe momenti i shfaqjes së një drite në qiell, e cila është e ngjashme me tërmete të tjera, siç është për shembull ai i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.
Çfarë janë këto drita?
Shkëncëtarët kanë shpjegime të ndryshme në lidhje me shkakun e këtyre dritave.
Tërmeti në Durrës
https://www.youtube.com/embed/T49N1YUeu04 https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1 Disa i shpjegojnë ato me energjinë që del nga nëntoka për shkak të fërkimit të fortë të pllakave tektonike, ndërsa të tjerë thonë se nuk ka të bëjë fare me tokën, por janë dritat e telave të energjisë elektrike apo transformatorëve që bëjnë masë për shkak të lëkundjeve të forta.