Trupi gjykues në rastin e Thaçit e të tjerëve lëshon urdhër për parashtresa për riklasifikimin e disa shkresave

                             Trupi gjykues, i kryesuar nga Charles L.Smith II, ka lëshuar një urdhër në bazë të së cilit ka kërkuar nga palët në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të dorëzojnë parashtresa lidhur me riklasifikimin e disa shkresave.Këto shkresa, janë renditur në urdhër me numër të parashtresës dhe datë të depozitimit. Ndërkaq, nuk është bërë e ditur përmbajtja e tyre.Në urdhër thuhet se trupi gjykues, kërkon që për çdo parashtresë të specifikuar ZPS të paraqesë: (a) arsyet e tyre për ruajtjen e klasifikimit aktual të dosjes; (b) një version të redaktuar publik të tij; ose (c) një konfirmim që depozitimi mund të riklasifikohet si publik në gjendjen e tij aktuale, deri më 3 prill 2023.Tutje, thuhet se kërkon që për çdo parashtresë të specifikuar në paragrafin 10, Mbrojtja Thaҫi të paraqesë: (a) arsyet e tyre për ruajtjen e klasifikimit aktual të dosjes; (b) një version të redaktuar publik të tij; ose (c) një pohim se dosja mund të riklasifikohet si publike në gjendjen e saj aktuale, deri më 8 maj 2023.Po ashtu, ka kërkuar që për çdo shkresë të specifikuar në paragrafin 12, Mbrojtja Veseli të paraqesë: (a) arsyet e tyre për ruajtjen e klasifikimit aktual të dosjes; (b) një version të redaktuar publik të tij; ose (c) një pohim se dosja mund të riklasifikohet si publike në gjendjen e saj aktuale, deri më 8 maj 2023.“Kërkon që për parashtresat e specifikuara në paragrafin 12, Mbrojtja Selimi të paraqesë: (a) arsyet e tyre për ruajtjen e klasifikimit aktual të dosjes; (b) një version të redaktuar publik të tij; ose (c) një pohim se dosja mund të riklasifikohet si publike në gjendjen e saj aktuale, deri më 8 maj 2023. KËRKON që për parashtresat e specifikuar në paragrafin 16, Mbrojtja Krasniqi të paraqesë: (a) arsyet e tyre për ruajtjen e klasifikimit aktual të dosjes; (b) një version të redaktuar publik të tij; ose (c) një pohim se dosja mund të riklasifikohet si publike në gjendjen e saj aktuale, deri më 8 maj 2023”, thuhet tutje.Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.