Sot në Speciale mbahet seancë përgatitore në rastin Thaçi e të tjerët
Konferenca përgatitore në këtë çështje gjyqësore është planifikuar për datën 15 shkurt, në orën 9:30.Çështja përfshin katër ish-zyrtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, raporton RTKlive.Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar.Aktakuza më e fundit u dorëzua më 30 shtator 2022. Më 15 dhjetor gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II. Konferenca përgatitore për gjykimin u mbajt më 18 janar 2023.Gjykimi do të fillojë më 1 mars 2023, paraprirë nga konferenca përgatitore e Prokurorit të Specializuar, më 15 shkurt.