Policia jep detaje për të miturën që humbi jetën duke u skijuar në Brezovicë
Një vajzë e mitur ka humbur jetën sot në Qendrën e Skijimit në Mitrovicë.Policia e ka konfirmuar rastin për Gazetën Online Reporteri.net, me ç’rast edhe ka ndarë detaje të reja lidhur me aksidentin.Zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, dhe vajza që humbi jetën është e nacionalitetit serb.Ajo është dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim të mëtejmë por megjithatë s’ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreh15 vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës”, tha Veseli. /Reporteri.net/.