Deklaratat e Haki Abazit për rastin Dehari, aktivizohet Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale do ta ftojë për intervistim deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, rreth pretendimeve të tij për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.Në njoftimin e prokurorisë, dërguar mediave thuhet se prokuroria ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit Abazi dhe i njëjti do të ftohet për intervistim, shkruan Reporteri.net.“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë Speciale.Haki Abazi në një konferencë për media tha se ekzistojnë video incizime që dëshmojnë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.Ai ka akuzuar rëndë partinë e tij në pushtet, duke thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.Deputeti i VV-së thotë se edhe kryeministri Albin Kurti e Ministrja Haxhiu duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin, shkruan Reporteri.net.“Video incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Pytjet e mia që kam shtruar dhe diskutimet që kam berë, kanë sjellur te shkarkimi dhe anatemimi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor, kundrejt borxhit që kemi me sqaru çka ka ndodh me rastin e Astrit Deharit. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat, dhe Kurti të mos e thotë asnjë fjalë për këtë çështje. Nuk mund të rrim të heshtur përballë një procesi të tillë. Instituti i Mjekësisë ligjore është i monitoruar 24 orë, dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera”, tha Abazi në konferencë para gazetarëve.Ai ka thënë se videot e audiot “janë në dispozicion”, duke shtuar se ato janë punë e Prokurorisë.