Aksident me fatalitet në rrugën Ferizaj-Shtime, katër persona mbesin të vdekur

                           4 persona kanë humbur jetën për pasojë të një aksidenti rrugor në hyrje të Shtimes.Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.Veseli tha se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, derisa 4 persona janë konfirmuar të vdekur në vendin e ngjarjes.“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.“Ekipe të Emërgjencave janë në vendin e ngjarjes. Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha tutje ai. /Reporteri.net/.