Mot me diell e vranësira, temperaturat deri në 14 gradë

                      Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira.IHK njofton se temperaturat minimale do të rriten për 3 gradë, ndërsa ato maksimalet mbeten të ngjashme.Sipas Institutit, temperatura minimale do të lëviz ndërmjet 0 dhe 3 gradë, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë 11 deri në 14 gradë Celsius.Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.