Dromca jete nga fb-Më ka ndodhur të gjykohem shpeshhere nga rrethi ku jetoj!Shkruan:Albulena  LETAJ

Pse unë nuk agjëroj duke pretenduar që unë jam jobesimtare?

E dini pse nuk agjëroj?

Sepse në jetën time kam kaluar periudha të ndryshme, kam pasur dhe nga ato kur unë kam hyrë në gjumë me barkun zbrazur pa fijën e shpresës që në mëngjes do të kem një vakt të sigurt!

Dhe i jam lutur Zotit çdo ditë që një ditë të kem mundësi të siguroj jetesën time pa qen nevoja të kërkoj lëmosh.

Iu jam shmangur kërkimlëmoshes!

Sepse e kam ditë që ndoshta në ditën më të bukur të jetës s’ime do t’ma përmendin duke më bërë të ndihem keq, dhe do të tentojnë të ma ulin dinjitetin tim personal.

UNË E NJOHË SHUMË MIRË NDJESINË E URISË

Shumë më mirë se sa dikush që qëndron pa ngrënë duke agjëruar me idenë që në mbrëmje do e ketë tavolinen e stërmbushur plotë me ushqime.

MË KA KALITUR JETA

Unë nuk pres të ma zgjati dorën dikush për ta ndihmuar!

E bëj vet pa hezituar po pata mundësi, sepse e njohë mirë se sa rënduese është ajo gjendje.

Dhe, nëse une nuk mundem, lutem me gjithë shpirt” Të lutem o zot ndihmoje”

Nuk e pres një here në vit të vij Bajrami, dhe unë të jap vitra për familjet në nevoj.

Atë gjest e bëj çdo ditë, duke i ndihmuar,mbështetur ata që më rrethojnë me aq fuqi sa kam.

Mundohem maksimalisht për 11-të muaj radhazi të mos bëj gabime, të paktën gabime jo të qëllimshme.

Që mos t’kem nevoj të lutem dhe të shpresoj që përgjatë një muaji të më fshihen mëkatet.

Hiç më larg se sot, dhurova aq sa pata mundësi…

Buzëqeshja, shkëlqimi i syve të tij më bëri ta shkruaj këtë tekst.

Më ngjalli kaq shumë kujtime, aq sa uroj askush mos t’i ket.

Unë besoj në Zot, besoj më shumë se çmendon ti…

Fundja secili i kemi bindjet tona, dhe ti që agjëron e mbanë për vete dhe jo për mua.Marrë nga Fb.