Fryma poetike të së dielës me poeten;Rudina Muharremi BEJA

PA NDALIM

———————

Ja deti atje tej,

zhurmën ia ndiej ende dallgëve,

ja rëra me gjurmët e mia

ndiej ende kumbimin e hapave.

Të njëjtat gjurmë që mbart

dhe qyteti i ndriçuar me fenerë̈ të zbehtë

përhumbur përshtjellimit të njerëzve,

ndërsa zemra,

ah zemra,

ajo gjallërohet vetëm atëherë

kur symbyllur të mendoj

tek qëndron ulur aty ku qielli puth tokën

me flokët e zbardhur e fytyrën e lodhur

përballë horizontit të paskajë tek më pret,

ndërsa orët vrapojnë̈ pa ndalim.

/www.qendrapress.com/