Fryma poetike të së dielës me poeten;Tuetua BIÇAKU
Udhëtim
———————
Udhëtoj në mendime.
Cep më cep i bie botës.
Në hapësirën e pamat.
Në kohën e pakohë.
Në jetën e pajetë jetoj.
Në gjallërinë e pagjallë gjalloj.
Eci dhe nuk ndal në mendime.
Eci kohë e pa kohë.
Mendimi i pamendimtë
më sfilit, më lodh.
Mendimi i çalë shpesh më zë mat.
Unë në mendime eci e nuk ndal.
/www.qendrapress.com/