Bregdeti i Shëngjinit plot me pushues edhe këtë fundjavë, kosovarët më besnikët
Ndonëse po i afrohemi 10-ditëshit të tretë të shtatorit, fluksi i pushuesve në Shëngjin vijon të jetë i lartë. Më së shumti, bëhet fjalë për pushues ditorë që kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në këtë bregdet, me pjesën dërrmuese nga Kosova.Moti me diell ka tërhequr pushues dhe vizitorë të shumtë drejt kësaj zone turistike. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune është e populluar me pushues, pjesa më e madhe e të cilëve janë ditorë dhe kanë ardhur sa për të kaluar fundjavën në Shëngjin.Shqiptarët e Kosovës vijojnë të jenë pushuesit më besnikë. Ata e shijojnë maksimalisht këtë zonë bregdetare që i ka përmbushur pritshmëritë e tyre.Ndonëse jemi në stinën e vjeshtës pushteti vendor dhe biznesi vendas në Shëngjin vijon të ofrojë shërbime, ashtu si në pikun e sezonit turistik. Kjo, thonë ata, do të vijojë për sa kohë kjo zonë turistike do të jetë e frekuentuar me pushues. /Shqiptarja.com