Nuk votohet rendi i ditës ndërpritet seanca për një datë tjetër.
Seanca e parë e këtij viti e ftuar nga kryesuesja Antigona Bytyçi, e ku ishin edhe kryetari Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi dhe në praninë e edhe KFOR-it dhe asosacioneve dhe medieve. Pasi që është mbledhja e parë e këtij viti kryetari Totaj uroi gjithë të pranishmit dhe uroi edhe anëtaren re të kuvendit nga PDK-ja Dafina Bllaca. Pas miratimit të rendit të ditës betimin e dha kuvendarja e re Dafina Bllaca e cila e dha betimin dhe emërohet anëtare e re në kuvend. Bujar Hasani paraqiti kërkesën për zgjedhjen e bordit të Stacionit të autobusëve. Kryesuesja e Kuvendit tha se ne i kemi bërë një kërkesë Ministrisë përkatës edhe posa ta marr9m përgjigjen e fusim në rend ditë,
Mirëpo pasi lidhur me këtë pikë reaguan edhe kuvendarët; Shukri Quni, Karanafil Haxhillari,Selman Sokoli dhe kuvendarë të tjerë që kjo pikë hyjë në rend ditë, pas kësaj kryesuesja e vendosi që të qesë në votim ku 11 vota ishin për votim të rendit ët ditës e 12 ishin në kundërshtim dhe 4 abstenime, Pasi që nuk votohet rendi i ditës seanca shtyhet për një datë tjetër. Pas Kësaj kryesuesja Antigona Bytyçi doli para medieve dhe dha sqarime shtesë lidhur me këtë ndërprerje të seancës pas nuk u votua rendi i ditës
Ajo tha se javën që vije besohet të enjten ose me rregullore 7 ditë punë duhet të kalojnë për mbledhjen e radhës që pritet të ftohet./Rtv BESA/