Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e veçantë të rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’ në Paris, Francë.
Gjatë kësaj ngjarjeje madhështore, ajo ka pasur rastin të takohet dhe të shkëmbejë disa fjalë me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’,” ka shkruar Presidentja Osmani në rrjetet sociale, duke ndarë një fotografi ku shfaqet duke shtrënguar duart me Trump.
Ceremonia shënon një moment historik për katedralen që u dëmtua rëndë nga zjarri i vitit 2019 dhe tani hap dyert për publikun pas një restaurimi të gjatë dhe të detajuar.
Ngjarja mblodhi personalitete të shquara nga e gjithë bota për të nderuar historinë dhe simbolikën e kësaj katedraleje ikonike.
Presidentja Osmani vazhdon të përfaqësojë Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke promovuar vlerat e vendit dhe duke ndërtuar ura bashkëpunimi me liderë globalë.