Fryma poetike e së dielës me poeten: Zoica Gjolla POPI

VRAPOJMË PËR TË NDJEKUR ËNDËRRËN

——————————————

Çfarë kërkon akoma nga mua?

kur isha valë

më mbështolle me shkumbën e

të fuqishmes dallgë

kur isha rërë e imët , ngrohur në rrezartat të dritës së shpirtit

më ngurtësove në shkëmb

kur të zgjova një yll

ma fshehe nëpër re.

Të kërkoj

kërkoj diçka të harroj

por a mundem?

sytë e përlotur

një shpirt që pulson dhe unë e kam

Je…….. a jam…. s’je…… a s’jam?

E laga fustanin blu…. në mē të errtën blu të vetmisë

dua ta heq këmishën e harresës

në dënesë malli përtypet

me pafajsinë e tij.

Lërma lotin….. e kripur të rreshqasë

mos ma thajë në faqet

e skuqura,që i morën ngjyrën e aromën një trëndafili!

Lërma psherëtimën

të më heqë dhimbjen

në rëndesën e gjoksit

për kokën tënde

mos më thënçin në emër

do ta marr me gurë përpara.

Do ta ve me shpatulla mbas murit

le të hijëzohet

le të fshihet

le të mallkohet!

Mos qofsh vetem….

në dhe e gjuhë të huaj

Ku je…… ku je ti?

kur losnim e qeshnim si fëmijë?

Shkundu i dashur

kujtimet lëri le të flenë

në prehrin e harresës së lodhur

Shëëët….. shëëët

mos i zgjojmë…….

hape derën ngadale…… pa zhurmë

Nëma dorën

le të jetë vjeshtë

mos i merr nuancat e saj……

lërmi mua…..

mbi gjetherënat vrapojmë

edhe pak shpirt

mos u lodh

Frymo

për të ndjekur

ëndërrën!

/www.QendraPress.com/