Përkujtohet Beteja e Pashtrikut e 14 dhjetorit të vitit 1998 ‘’Shtegu i lirisë’’ te ‘’Likeni I Hasit
Sot , janë mbledhur te ‘’Lekeni i Hasit’’ në Pashtrik, tek rënie e 42- dëshmorëve të kombit në krye me komandant Mujë Krasniqi Komandant ‘’Kapuçi’ me këtë rast ishin mbledhur qindra familjarë të Dëshmorëve si dhe shoqata e dala nga lufta e bashkë me ata edhe ish komandant të kësaj beteje. Organizimi ishte nën organizimin e Shoqatës e ku ishte i angazhuar edhe kryesia e veçanërisht nënkryetari Faik Shehu. Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i OV të Hasit Xhevdet Thaçi . Kurse këtë përkujtim folën edhe Nait Hasani ,njoftoi një themeluesit e UÇK-së . Pastaj Smal Latifi kryetar i komunës së Rahovecit, Adem Grabovci Ramiz Qerimi nga Lipjani , pastaj evokime nga ky shteg lirie sie është shtegu prej 26 kilometrash rikujtoi ish personi i kësaj beteje Mahir Hasani .
Pastaj evokimet e tyre kanë rikujtuar edhe Adem Grabovci si dhe përfaqësues të OVL nga Skenderaj e Shtimja. Zëvendës ministrja r kulturës rinisë e sportit Daulina Osmani e cili tha se ky shteg lire
Në këtë përvjetor ishin edhe gjeneral të luftës si Rrahman Rama e Kudisi Lame si dhe eprorë të lartë dhe të tjerë . Në mëngjesin e acartë të dimrit në Pashtrik, në relacionin Lekenet e Hasit-Gorozhup, me të rënë agu i parë mëngjesor, forcat serbe, të cilat paraprakisht kishin zënë pritë, godasin mu në mes të kolonës, me qëllim të krijimit të hutisë. Lufta nis nga të tri anët ku ishin pozicionuar forcat armike. Luftimet zhvillohen fyt për fyt me forcat ushtarake e policore serbe, thotë luftëtari Vesel Aruçi nga Rezalla, i cili ndodhej në radhët e para. Breshëria e armës armike kishte përshkuar trupin e Mujë Krasniqit, të Beqir Gashit, Ali Krasniqit, Rifat Mëziut dhe të 32 luftëtarëve të tjerë të lirisë. Disa prej tyre kishin mbetur në dëborë dhe ishin ngrirë. Disa të tjerë ishin plagosur. Nëntë prej tyre, shumica të plagosur dhe gati të ngrirë nga acari, ishin zënë robër nga forcat armike. Edhe forcat armike kishin pësuar humbje të konsiderueshme në njerëz.
Më 21 dhjetor të vitit 1998, trupat e 35 dëshmorëve, tok me Mujë Krasniqin, bashkëluftëtarët i varrosin në Polac të Drenicës, me nderime ushtarake.
Nëntë të zënët robër dërgohen në burgun e Nishit, të cilët më pas shkëmbehen me tetë oficerë serbë, që i kishin zënë në pritë luftëtarët e Shalës. Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut kanë rënë dëshmorë, gjatë luftimeve, në një pritë të forcave ushtarake e policore serbe në Gorozhup të Pashrikut kanë rënë dëshmorë: Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Maliq Karaçica, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Qenë Qenaj, Veli Ballazhi, dhe Xheladin Xheladini, Xhevat Thaçi, Avni Kutllovci./www.QendraPress.com/