Çaste poetike  me poeten;-Meri  MEZINI

SA GRA TË PALUMTURA KA NËPËR BOTË.

—————————————–

Lotët marrin peng fytyrën e një gruaje,

ujitin dhimbjet në tripin e saj,

shpirti lundron si një anije e ndryshkur,

në oqeanin mbushur me lotë pa faj.

Nata fsheh mistere mes njerëzish,

ndoshta shumë jatakë të mykur në lot.

Të pakta janë gratë që tregojnë të vërtetën,

jetojnë të shtypura dhe nuk largohen dot.

Sa gra të palumtura ka në bote!

Burrat e tyre, me alkoolin dashuruar,

bixhozi peng brekët ju kanë marrë.

Gratë vuajnë pasojat, pranë fëmijëve qajnë

Do t’i pyesja lotët: Pse rrjedhin mbi një grua?

Dua t’i ndaloj të bien mbi një burrë,

ta ndjejë ai, sa dhimbje ka shkaktuar,

dhe gruan e tij të mos e lëndojë kurrë.

/www.QendraPres.com/