Fryma poetike e së dielës poetike me poetin;-Rexhep  F.MORINA

NË VENDIN TIM

(Në vendin tim e në vendin tënd,

Në i çmendur,një vend e çmend.)

(Dritëro Agolli)

—————————

Në vendit tim, pazareve shesin mend,

Ata që bartin idetë nga vendi në vend.

Profkat i shesin për zejtari përpunuese,

Me filozofi anakronike dhe tjetërsuese.

Vendet i ngritin për produktin e mirë,

Peshojnë veprimtaritë me rënie të lirë.

Me shije të hollë, pekmezit i marrin erë,

Pa e ditur cila është lënda e tij me vlerë.

Mënyra e rrëfimit të ngjarjeve pa vend,

Flet për çmenduri,që një vend e çmend.

/www.QendraPress.com/