Fryma poetike e së dielës poetike me poeten;- Selvije KADRIU
DO TË KTHEHEM SËRISH
——————————————
Një ditë sejcili do të ikë
rrugës së tij
e zemra në heshtje e thot
unë do të kthehem sërish
Ehhh sikur dhimbja të ishte
fluskë bore
në pranverën e hershme
vesë e mëngjesit me diell
E ne ta përcjellim bashkë
lindjen e diellit
a thua do të ishim bashkë
në pranverën që vie
SK, 31.01.2025, Kamenicë
/www.QendraPress.com/