Fryma poetike e së dielës poetike me poeten;- Margarita Llapushi  ZENELI

Mos më thuaj “Lamtumirë’….

——————————————

Më dërgo një copë shpirti me poste
Ta ruaj në zemër, ta kem kujdes
Kur plakja t’më vijë e të më sos’
Ta ruaj si të ri, në timen kujtesë!

Dhe kur mendja t’më ketë braktisur
Shpirtin tënd, të ri kam ruajtur
Të kthehem pas ,sikur rilindur
Të t’kujtoj ty,mos t’ndjej ç’kam vuajtur!

Një buzëqeshje dhuratë ma nis
Në kasafortën e zemrës do ta mbyll
Syve do ua përcjell,lotin do braktis
Do e kutoj me mall,buzëqeshjen nga një yll!

Një puthje e dua, bashkë me të edhe dy fjalë
Të lutem mos harro ,mi dërgo patjetër
Kur zëri nga shpirti më mos t’më dalë
Puthjen dhe fjalët do ti shijoj në letër!

Nëse për të gjitha , nuk mundesh dot
Të paktën më plotëso të fundit dëshirë
Të lutem Sytë mos mi lër me lot
Kurrë mos ma thuaj fjalën “Lamtumirë”!

/www.QendraPress.com/