Fryma poetike e së dielës poetike me poetin;- Imer HYSA

PERSHKRIM POETIK MBI PLEQERINE

———————————————–

Patjetër vitet do bëjnë të veten

Pleqëria sigurisht do fillojë një ditë

Më pak veshët do kapin përshëndetjen

Horizontin më pak do rrokin sytë.

Sigurisht pa rënë s’do ngelin dhëmbët

Lëkura më shumë do ketë rrudha

Pa prekur s’do mbeten as duart e këmbët

Më e gjatë do duket nga lodhja udha.

Do fillosh të bëhesh më shumë nostalgjik

Do prekesh për një lëndim sado të vogël

Dhe në biseda të lira do bëhesh nevrik

Zërin do ngresh në debat mes shokësh.

Dhe gjumin më s’do e kesh të qetë

Disa herë do ngrihesh gjatë natës

I trembesh freskisë së njē puhie të lehtë

Po kaq sa djersitjes prej zhegut të vapës.

Mendja te rri sa e kam tensionin

Po sheqerin valle sa e kam ne gjak

Mendon a do rritet këtë vit pensioni

A do bëjë këtë vit qeveria gjel dhuratë.

E fillon pastaj nga profecitë

“Do prishë koha” – mburresh këto ditë

Nga vranësira të dhëmbin kocka e brinjë

Prej kollës së thatë dhëmbin mushkeritë..

Pa fillon pastaj krekosjen mes shokësh

Mburresh se ke bërë kushedi sa mrekulli

Me rrena kërkon të tjerët të ngopësh

Dhe rrenat tuaja beson dhe vetë për çudi.

Se shpejt vjen pleqëria s’ka dyshim aspak

Por do zoti ardhtë për së mbari e bardhë

Mos ndërroftë jetê njeri pa u bere plak

Jetë mos ndërroftë njeri pa trashëgimtarë.

/www.QendraPress.com/