Fryma poetike e së dielës poetike me poeten;- Anila TOTO
Mbaj në duar
—————————-
Mbaj në duar
kohet e mia te pafata,
vitet më të dashur e të shtrenjtë.
Buzëqesh trishtê,
me ata lot dhembjesh të artë
qê më vranë e rikthyen në jetë.
Mbaj në duar kohët e lavdisë time
ëndrra dhe ide që realizuam.
Pasuri, lumturi, lavdi e shkëlqime
sytê që u lënduan.
Mbaj nê duar kohë të mençura vetmie
jetë që i solla në jetë.
Ndjenja të zjarrta dhimbje dashurie
mbaj në duar gjithçka të vërtetë.
/www.QendraPress.com/