Çaste poetike me poeten;-Violeta Telaku ZOGAJ
Mos lejo, të të nxihet jeta!
——————————————
Mos ma le, të bardhën në dorë
Më ofro, më përqafo, më shtrëngo
Mos, të bardhën mos ma lejo
Me duaj shumë, me mua jeto
Babë, nanë, motër e vëlla
Gjithë familja e shoqëria
Mos mi lejoni veset e kqia
Kam rënë pre e se kam ditë
Të vijë në këtê gjendje nuk e kam prit
Gabova, veten e fundosa
Para të tjerëve u krekosa
Për pasojat nuk u brengosa
Kam nxirë rinin time
Trupin tim dëmtova
Të ua them te vërtetën,
Atëherë nuk guxova
Kur të bardhën provova,
Aty, unë mbarova.
E bardha paska qen
Katran kësaj here,
Mi verboi sytë
Mendjen ma mori
Nga rruga e drejtë
Mua më nxori
Paska qen e zezë
Ajo ditë për mua
Kur për her të parë
Gjaku mu helmua
Gjithçka që Zoti më kish dhënë
Mua mu shkatërrua
Më është shembur jeta
Syt më jan errësuar
Nuk kam më asnjë mendim
Veç e bardha më sjell gëzim
Gëzim që vuajtja e pason
Dhe më pas
Gjithçka brënda meje trazon
Ajo e bardhë që mos ekzistoftë
Më hodhi për tokë,
Më zhgarraviti e më çoroditi
Ajo e bardhë që më la pa jetë
Mi prishi ëndrrat, nuk më la
As zgjuar, as fjetë
Ajo e bardhë që më dha fund
Kurrë më, mos u gjettë askund
Ndaj ju lutem shumë
Prindër tē nderuar
Ruajini fëmijët
Dhuratë, Zoti ua ka dërguar
Mos lejoni asgjë të jetë në radhë të parë
Por merru, puno
Me vajzë dhe me djalë
Nuk të duhet asgjë
Paraja as leku
Veç me fëmijë të shëndoshë
Do të ndihesh mbreti.
Jeto I ri, edhe ti e re
Merru më shumë me veten
Kjo është “E bardha”
që ta nxinë dhe ta merr jetën
/QendraPress.com/