Çaste poetike me poeten;-Nasia XHEMALAJ
Më bëre të hesht
—————————–
që unë kurrë s’isha e tillë
më lëvronin ca tinguj ndër deje ,
dhe zemra ,violinë.
Më bëre të hesht,si era mbas furtunës,
ku si ndihet më fryma,as vrapi I marrë,
atë e zbuti një diell dhe është e gëzuar ,
në krahë e ka marrë.
.Po unë ku ti gjej dy dyejt e mi,
që humbën në hijet e luhatjes,
më lanë brenda zemrës njē boshēsi ,
dbe një heshtje vrastare.
Më bëre të hesht,në një heshtje që më mbyt ,
por do ta thyej me ca tinguj,që kanë ende jetë,
zemrën do ta bëj tel për violinë,
të më këndoj një dashuri që vjen.
/QendraPress.com/