Çaste poetike me poeten:-Ymrije BEQIRI

NUK DI T’I TREGOJ ËNDRRAT

————————————————

Disa ëndrra m’i shuan

Shpirtin seç ma thyen

Asgjë më s’është si dikur

Dikur i doja shumë dhuratat

Sot ato i kam neveri

Dikur i pëlqeja ditëlindjet

Sot datat nuk më kujtohen

Këto festa fare nuk i dua

Më humbën edhe vitet

Sikur nuk di të numëroj

Dikur kisha nevojë për një fjalë të mirë

Sot fjalët më duken mashtrim

I doja befasitë dikur

Tash më duken zhgënjim

Një kohë pata nevojë për përkrahje

Jo që disa më përkrahën

Por më shumë më bënë jetën

Edhe më të vështirë

Sot kur dikush më ofron ndihmë

Kam frikë se diç s’po ecën mirë

Kjo është jeta ime dje e dikur

E nuk zë besë më kurrë

Prandaj sot jetoj e zhgënjyer

Më ka humbur çdo pikë shprese

Sot nuk vlerësohet i sinqerti

Gjithçka frymon interes

/QendraPress.com/