Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Fatmushe GËRGURI

NUK VDESIN TRIMAT

———————————-

Sot po flet historia,

po flet zêri juaj o trima,

Sot 8 shkurti përvjetor,

Nê Jorobi ju ratë dêshmorë.

Kanë kalue 8 dekada,

sot për ju u ngrit flamuri.

Për ju sot u bê nderimi,

me gjakun tuaj u la bjeshka,

e su dorëzuat pêr sê gjalli.

Komandant e bajraktar,

ju latë vepra sa ishit gjallë.

Ramë Alisë trimit si zana

,Bajram Gashit si luan.

Sali djali ishte i ri,

i duel krah këtij vatani,

e lum nëna qê e bëni.

Luftoj djali sy shqiponjë,

e lindi nëna për Kosovë.

Uçë,moj nuse me shumë krushqë,

qe edhe bora me gjakë u skuq.

Lavdi trimave që ranë dëshmorê,

e dhanë jetên për Kosovë.

Lavdi trimave u qoftë për jetë,

n’histori kanë me mbetë.

N’histori tonë kombétare,

plotê me epe e lapidare!

/QendraPress.com/