Çaste poetike me poeten;- Marigona ZEKAJ

Dritë e çiltër, morali im
—————————-
Në brendësi më ndriçon një dritë e çiltër
e lindur mes fjalësh mes ëndrrash të dridhura
ajo s’ka hije as ngjyrë të mpiksë
vetëm dritë që nuk shuhet kurrë.
Morali im – një zjarr i shenjtë
që nuk e trembin as furtuna as terri
as premtimet boshe as fjalët e lehta
as rrugët që ndotin zemrën e njeriut.
E mbaj të pastër si burimi në mal
si qielli kur agimi lind pa rë
e ruaj si flakën që s’duhet të ndalë
se pa të shpirti do mbetej në dhe.
/QendraPress.com/