Peci viziton fermerin në Mamushë: Mbështetje për rritjen e prodhimit bujqësor.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vizitoi fermerin Erbin Mazreku nga Mamusha, i cili ka përfituar grant për ndërtimin e një sere prej 21 ari.
Peci njoftoi se ky fermerë kultivon 60 mijë fidanë lakre dhe punon në 10 hektarë të tjerë me patate dhe kultura të tjera. Ai gjithashtu ka një serrë të dytë prej 1 hektari dhe 18 ari.
“Në vitin 2019, eksporti i lakrave nga Kosova ishte 122,539 €, ndërsa në vitin 2024 ka arritur në 991,397 €. Ky sukses tregon se investimi në bujqësi është çelësi për një ekonomi të qëndrueshme dhe një të ardhme më të begatë për Kosovën”, shkroi ai.