Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Kumrie Avdyl SHALA

DASHURI E PASHUAR
—————————————-
Edhe pse largësia na ndan,
si një këngë që s’e harron kurrë.
Më kaplon mornica sa herë të kujtoj,
e lotët më rrëshqasin faqeve
për puthjen tonë të parë.
Ishte natë, por drita jetonte te ne.
Pranë ullinjve të heshtur,
nën hënën që na mbulonte me dashuri,
buzët tona u gjetën,
si të kishin pritur një jetë të tërë.
Vetëm yjet na shihnin nga qielli i hapur,
dy shpirtra të shkrirë në një trup,
të dehur nga pasioni,
teksa sytë na ndriçonin
si yjet që vallëzonin në qiell.
Dridhesha si thupra mbi ujë,
jo nga frika,
por nga furia e ndjenjës
që më përfshiu,
kur gishtat e tu u puthitën me të mitë
dhe zemrat na rrahën njësoj.
Buzët e tua – zjarr mbi t’miat,
frymëmarrje e ngrohtë në ajrin e ftohtë,
ndërsa hëna e yjet na përqafonin,
duartrokitnin për dashurinë tonë,
që nuk do të shuhet kurrë.
KASH Dt/26.3.2025
/QendraPress/