Çaste poetike me poeten;-Laureta MALAJ

Nëpër shtegtime

——————————

Më zgjove ëndrrat në dritën e hënës

Dhe çdo yje u shndërrua në fjalë

Çdo tingull bëhej melodi

Aty ku zemrën time e kishe veç ti.

Me sytë hapur në botën e ëndrrave

E hipnotizuar nga qielli i zi.

E prisja të shihja një copëz shkëlqimi

dhe çdo gjë të kthehej në një mrekulli.

Në këtë botë magjike ku bredhin dëshirat,

çdo ëndërr e pres sikur një mister.

Nëpër shtegtime ku ëndrrat valëzojnë,

gërvishten në kujtime, të lira fluturojnë.

LAURETA MALAJ. 12/5/2024.

/QendraPress/