Reagim qytetar ndaj një deklarate të papërgjegjshme-Shkruan; Bashkim Hoxha,analistë politik

Nexhmedin Spahiu, për të cilin askush nuk mund të përmendë një kontribut të drejtpërdrejtë në çlirimin e Kosovës, ka deklaruar se “ka kontribuar më shumë se 100 luftëtarë me pushkë në dorë”. Një deklaratë e tillë është jo vetëm fyese për ata që luftuan dhe ranë për liri, por edhe përpjekje për të zhvlerësuar luftën çlirimtare dhe sakrificën e popullit shqiptar.
Nexhmedin Spahiu shkon lirshëm në Beograd sa herë dëshiron, ndërsa ish-ushtarëve të UÇK-së, për arsye të njohura dhe për shkak të barrës së rëndë morale e emocionale, u ka mbetur përgjithmonë e ndaluar të shkelin tokën që përfaqëson pushtimin, vrasjet, dhunimet, gjenocidin dhe shkatërrimin.”
Një njeri që bën krahasime të tilla, ose vuan nga ndonjë shqetësim mendor, ose ndjek një agjendë të caktuar për ta çorientuar opinionin, veçmas atë pjesë të shoqërisë që nuk e ka përjetuar drejtpërdrejt luftën dhe procesin e çlirimit.
Është e pakuptueshme dhe për të ardhur keq se si një figurë me këso qëndrime, që relativizon gjakun e dëshmorëve dhe përçmon ushtarët e lirisë, mund të punojë si profesor në një universitet publik ose privat.
Bashkim Hoxha, Prizren./QendraPress/