Fshati Landovicë mes dy të rreziqeve


Banorë të Landovicës që nga paslufta ata patën organizuar disa herë protesta për shkak të deponisë rajonale dhe dëmet që tashmë këta banorë i kanë nga ajo deponi. Landovica është njëri ndër fshatrat që nga paslufa ka pasur investime te shumta,por ajo që vazhdon të mbete plagë e këtyre banorëve është pikërisht fati I deponisë së këtij rajonale qe është e instalura në këtë fshat .Tashmë sipas njërit nga banorët e këtij fshati Skender Morina,i cili këtë qështje e ka trajtuar bile me ankesa edhe jashtë Kosove mendon se fati I sajë duhet të zgjidhet urgjentisht .Deponia rajonale është duke dëmtuar tërësisht këtë fshat .Dëmët e deponisë janë shumë të mëdha. Derisa flasin për QendraPress Selim Morina e Mehmet Thaçi tregojnë se këtë problem të deponisë e kanë ngritur tashmë në nivel të ministrisë dhe atje ka kërrkuar që të ketë trajtim sa më urgjentë kjo deponi.”Problemin e kemi quar deri në ministri.Kam kërkuar ose të merrem masat për regullimin e kësaj deponie pra të bëhet ndonjë riciklim,ose në të kundërtën në kërkojmë që kjo deponi të mbyllet urgjentisht” tregojnë ata . Selim Morina, pohon se për djemtë e Landovicës është bërë shumë pak. Kështu njëri ndër luftarët e paepur të lirisë Faik Berisha dhe kryetar I fshatit aktualisht, ka disa kërkesa për infrastrukturën e fshatit. Kurse këtë fat e kanë edhe shumë të rinjë të këtij fshati.Pastj gjendjen aspak të mirë nuk e kanë edhe plotë djem tjerë të cilët ishin luftëtarë të denjë, por nuk arritën të marrim as statusin e veteranit. Kjo domosdo na ka bërë të paknaqur,por nuk është faji ynë.
Mirëpo, tani e pesë vite ata janë duke u përballur me një problem tjetër të rëndë me rrugën magjistrale që kalon pranë këtij fshati. Aty shoferët e paandrgjegjshëm zhvillojnë shpejtësi tepër të madhe deri në 120 km në orë edhepse aty është e paraparë vetem 50 km.Mirëpo, tashmë ai segment është shëndruar në segment të rrugës së vdekjes. Prandaj, ka shumë fatkeqsi komunikacion edhe me humbje jetërash. Ankohen Mehmet Thaçi, Hilmi Kalimashi, Selim Morina mesuesit e fshatit thonë se çdo ditë po rrezikojnë jetën e e tyre dhe nxënësve të kësaj shkolle shoferët e pandërgjegjshëm, Mehmet Thaçi,duke folur për këtë tregon se kjo rrugë ose segmenti i rrugës nga hyrja në fshatin Landovicë deri ë dalje ka tri korsi. Mirëpo,fakti se dy korsi kanë të bëjnë me drejtimin Gjakovë -Prizren,shumë shoferëve aty po zvillojnë shpjetësi marramendëse, duke rrezikuar jetën e këtyre banorëve. Mungojnë edhe shenjëzimet, kurse nevoja është që në ato rrugë të vendosen në tokë shenja me ngjyra 50 km. Përndryshe, nëse aty nuk do të vendosen ndonjë pengëse në rrugë policë të shtrirë ,shenjëzim e të shpeshta, ajo rrugë vërtetë tashmë do të jetë rrugë e vdekjes.Lidhur me këtë policia,tregojnë se kujdesi i policisë rrugore pas ankesave të disa banorëve të atij fshati shpesh qëndron aty,dhe marrin masat përkatëse, por aty Ministria përkatëse duhet të ndërmarrë masat shtesë,që ajo rrugë të mos e marrë epitetin rruga e vdekjes.Selim Morina,banorë i këtij fshati pohon se banorë e fshatit që moti tashmë kanë ankesa të mëdha në drejtim të shpejtësisisë së madhe që shoferët e krijojnë në këtë segmenet. Banorët e këtij fshati pohojnë se tashmë jemi mes dy rreziqeve të mëdha.
Q.THAÇI