Ish-deputeti i VV-së: Nëse do të isha në VV, nuk do ta votoja Haxhiun, e dëmton partinë

Ish-deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se po të ishte ende në këtë parti nuk do të votonte Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
Ai ka treguar se pse nuk do ta bënte një gjë të tillë.
Në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, ai ka thënë se zgjedhja e Haxhiut në krye të Kuvendit do të dëmtonte VV-në.”Edhe nëse do të isha në VV, nuk do ta votoja Haxhiun sepse kjo do të dëmtonte të ardhmen e partisë. Ajo nuk është personi i duhur për të qenë kryetare e Kuvendit”, ka thënë Rrahmani.