Kryeziu: Deputetët deri dje e kanë rreziku Kosovën, prej dje kanë nis me e rreziku veten sepse mund t’i humbin mandatet

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, në një intervistë ka folur për bllokadën politike në Kosovë dhe për afrimin e fundit të afatit 30 ditor të Kushtetueses.

Kryeziu ka thënë se nëse s’do të ketë as nesër Parlament, atëherë do të ketë tri lloje të masave ndëshkuese, ku bëjnë pjesë shkarkimi, dorëheqja e revokimi.

Sipas tij, masa e tretë mund të hyjë në funksion për t’ua marrë mandatin.

“Shkarkimi, dorëheqja, revokimi. Masa e tretë, këta deputetë e kanë marrjen e mandateve. Nëse nuk e konstituojnë nesër Parlamentin, në bazë të këtij urdhri”, ka thënë Kryeziu në FRONTAL të T7.