Aksident në Prizren: Lëndohet rëndë një person pasi u përplas me trotinet në derën e një veture

Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi, njofton lidhur me aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 12:46, viktima, një mashkull kosovar, ishte duke lëvizur me trotinet kur është përplasur me derën e një veture të ndalur, të cilën në atë moment e kishte hapur një pasagjer. Si pasojë e përplasjes, viktima është lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). I dyshuari, pasagjeri i veturës është arrestuar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje. Derisa gjendja e të lënduarit tha se nuk kemi infomacione.