Çaste poetike me poeten:-Bukurie BUÇPAPAJ

EPOKA E SHUMË PRITUR KA ARDHË
—————————————————-
Bjeshket e mia udhë legjendare,
lumenj rrëmbimtarë nëpër stinë,
Besa ,gjenetikë Shqiptare ,
Trimëria, bujaria , prore prinë.
Këngët e shekujve i këngëruam
Në tel lahute u burrëruam,
Flamurin, plisin , bajraktarë,
Dasmën plagosur kurrë i vrarë.
Kohës,epokave cunguar lirinë
Veç kurrë se shuan nënë Shqipërinë
Krahët ia prenë, veç zemrën kurrë,
Me gjokse ruajtëm gjuhë e flamurë.
Më mban kokë ulur , e vojtura nënë
Një farë e keqe ,rrënjë na ka zënë ,,
Duan paranë ,me ty bëjnë pazare
Kurrizorë , tradhëtarë shiten për pare.
Erdhi një epokë për ty trokiti
Shekujve ,trungu yt filiza qiti,
degë u bënë , degët u bënë lisa,
Priju fitimtare se të erdhi dita.
/QendraPress/