Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI

Flas me detin-rrëfimi i dytë
Me dallgët e Adriatikut sonte
Sikur po ndajmë atë mallin e moçëm
Për ti dhënë kësaj bote më shumë dashuri
E për hatrin e Asaj edhe fjalën himn po e bëjmë
Po,sa shumë etje sonte paskemi të dy!!
E gjithë ky det se shuan se nuk e shuan
Mallin e trasuar ndër damërët e gjakut tonë
Për netët e pagjuma dhe për dashurinë
Bregdrinit kujtojë besën e lidhur si dëshmi
Për hënën e për lisat që i kishim lakmi
E valët e detit sonte këmbët nuk na i lagën
Sepse ndaras frymojmë me afshin e shuar
Edhe këngët ndaras i dëgjojmë
Me tingujt e dhembjes në udhëkryqet e atdheut
Të trishtë si në kohë murtaje.
/QendraPress/