Çaste poetike me poetein;Zymer H.HALITI

GJAKOJ
————————–
Nëpër ëndrrën time po ecën
me hapa të florinjtë
ditë e natë e natë e ditë
trupin tënd gjakoj…
I zgjuar klith:Zhulietë
ajo del në portë
dhe rrobat zhvesh nga trupi…
Si t’i afrohem në këtë kohë
shtatzënë
memece
kobtare…!?
Shikoj orën:Zogu i zi
nxjerr kokën
dhe praninë tënde kumton…!
/QendraPress/