Çaste poetike me poeten:-Vilma NIKA

Prizren.
—————————–
Tek marrin jetë malet e Sharrit
gjarpëron përmes një lumë.
Ujdi në rrugët e kalldrëmta
dhe dashuri,
o zot… sa shumë…!
Ngadalë u ngjita kalasë tënde
qiellin seç preka me dorë.
Përposhtë vështroja me ëndje
madhështinë e tëndes kurorë.
Lavdi e trimërisë më fliste
për historinë kur lidhe besë.
Nur i bukurisë të ndriste
si një mëngjes i larë me vesë.
Oh, sa ia ndjeva erën tokës
kur mora teje një poçe balte.
Gjithë dashuri ti thoja botës,
si filtet shqip gjuha prej mjalte.
Lumnova fe e besë shqiptari,
në rrugë ku flitej mall trimnie.
Prizren i bukur,larë prej ari
gjerdan i ngjeshur n’sy lirie.
/QendraPress/