Çaste poetike me  poetin:-Qazim THAÇI

Flas me detin-rrëfimi vetes së tretë

———————————————

E besoni papritmas deti u trazua

Sikur donte të përmbyste çdo kujtim

Se mallin e asaj,as hëna si drapër

S’do ta korrte egjrën e mbirë në dashuri

I them asaj hëne plotë mirësi….

Se harrojë se nuk mundem pa atë dashuri

Me mallin kacafytemi deri në  agim

Majekodre në Pikëllim i thash do jemi

Si dy jeniçer që  presim lajmin e betejës

Për ta marrë dritën e Dionisit

E të rrugëtojmë përtej Çankalasë

Për mallin e sajë e për shpirtin dritë

Kur në kala të Dodës e maje n’ Korretnik

Zana malesh zhveshin virgjërin

Për besën tonë të dhënë deri në amshim.

/QendraPress/