Çaste poetike me poeten:-Hatixhe Çollaku ADEMAJ

Kohë “lirie”
———————
Koha
Zgjedhën qeve nga qafa ua hoqi
Parmendë e plug arat ma nuk panë
Zinxhirët qenve, frenat kuajve
Ua shkërmoqi
Në rrugë e livadheve janë…
Gardhiqet arave, muret oborrove
S’ka taraba as avli
Qytet e fshat po bahen shumëkatëshe
Po ngjyrosen gri!
Rrugë e vija avinësh
Fatin si shirita ADN-je bartin shkruar
Mbushur mall valigjet
Zhagas i bartë një i mërguar…
/QendraPress/